Asimptomatik, simptomatik dhe rastet e rënda, epidemiologu: Ja kur përfundon izolimi

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën e COVID-19 në vend. Në rrjetin social “Facebook” epidemiologu ka dhënë detaje se kur rastet asimptomatike, rastet e lehta/të moderuara apo rastet e ...
Asimptomatik, simptomatik dhe rastet e rënda, epidemiologu: Ja kur përfundon izolimi
Foto: Asimptomatik, simptomatik dhe rastet e rënda, epidemiologu: Ja kur përfundon izolimi

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën e COVID-19 në vend.

Në rrjetin social “Facebook” epidemiologu ka dhënë detaje se kur rastet asimptomatike, rastet e lehta/të moderuara apo rastet e rënda dalin nga izolimi, ndërsa shprehet se infeksioziteti i virusit është më i shkurtër se sa mendohej fillimisht.

Statusi i plotë:

Shume lajm i mire miqte e mi!

ECDC (European Center for Diseases Control), autoriteti me i larte Europian sapo publikoi

“Udhezuesin per Perfundimin e Izolimit te Personave me COVID-19”.

Siç edhe ka informuar OBSH-ja qe ne fund te majit dhe publikuar qe me 17 qershor, edhe ECDC udhezon se izolimi perfundon ne keto skenare:

Rast asimptomatik:

Mbaron izolimi pas 10 ditesh, pa pasur nevoje per teste negative.

Rastet e lehta/te moderuara dalin nga izolimi kur ka:

-Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera,

Dhe nje nga kriteret me poshte:

-kane kaluar 10 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.

Rastet e renda dalin nga izolimi kur ka:

-Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera,

Dhe nje nga kriteret me poshte:

-kane kaluar minimumi 14 dite deri ne 20 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.

Pra:

kuptohet qarte qe infeksioziteti i rasteve me COVID-19 eshte me i shkurter se sa mendohej fillimisht, dhe mund te kursehen shume teste qe mund te perdoren per zbulimin e rasteve te reja.

Kujdes:

Eshte udhezues, qe do te thote se çdo shtet vendos vete nese do ta ndjeke apo jo, por shkenca informon qe keto jane kriteret e bazuara ne evidence.

Per detaje:

https://ëëë.ecdc.europa.eu/…/guidance-discharge-and…