Ashensori në Astir/ Arrestohet tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të kompleksit të pallateve “Fratari”, në “Astir”

Bëhet e ditur se pak me pare eshte arrestuar nga policia e Tiranës, tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të kompleksit të pallateve “Fratari”, në “Astir”.

Gjithashtu mësohet se eshte proçeduar penalisht edhe administratori i firmës.

Banorët me heret deshmuan se ky ashensor ka shfaqur probleme edhe disa herë të tjera dhe për këtë gjë kanë vënë në dijeni administratorin.

I arrestuari është Dëfrim Shabani 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa administratori i firmës vëllai i të arrestuarit, Dritan Shabani 37 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë po për të njëjtën vepër penale.

Tekniku akuzohet se nuk ka konstatuar problemin teknik që ka pasur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili u shkëput duke rënë në gjendje të lirë së bashku me shtatë personat që ndodheshin në të.