Shumë njerëz janë solidarizuar për të dhënë ndihmën e tyre në ushqime, pas tërmetit që goditi vendin në datën 26 Nëntor. Mirëpo duke qenë se ka qenë një sasi e madhe ushqimesh, shpesh herë nuk është ruajtur në kushtet e duhura, ndaj dhe AKU ka vendosur që të asgjësojë një pjesë të ushqimeve, të grumbulluara për këtë kauzë.
AKU ka bërë me dije se gjatë periudhës 28.11.2019-08.12.2019 janë vëzhguar dhe kontrolluar 395 pika grumbullimi të ndihmave në zonën e Tiranës, Vorës, Kamzës, Durrësit, Shijakut, Sukthit, Krujës dhe Lezhës.
Nga kontrollet është vënë re se disa produkte ruheshin në kushte të papërshtatshme, ndërsa disa të tjera e kishin kaluar datën e skadencës. Për këtë arsye trupat inspektuese kanë bllokuar dhe më pas asgjesuar sasinë e 1727.5 kg produkteve ushqimore si dhe 20 litra lëngje./apel.media