Asgjesohen rreth 2 ton ushqime për të prekurit e tërmetit- Ruheshin në kushte të papërshtatshme, ose ishin të skaduara

Shumë njerëz janë solidarizuar për të dhënë ndihmën e tyre në ushqime, pas tërmetit që goditi vendin në datën  26 Nëntor. Mirëpo duke qenë se ka qenë një sasi e madhe ushqimesh, shpesh herë nuk është ...

Shumë njerëz janë solidarizuar për të dhënë ndihmën e tyre në ushqime, pas tërmetit që goditi vendin në datën  26 Nëntor. Mirëpo duke qenë se ka qenë një sasi e madhe ushqimesh, shpesh herë nuk është ruajtur në kushtet e duhura, ndaj dhe AKU ka vendosur që të asgjësojë një pjesë të ushqimeve, të grumbulluara për këtë kauzë.

AKU  ka bërë  me dije se gjatë periudhës 28.11.2019-08.12.2019  janë vëzhguar  dhe kontrolluar 395 pika grumbullimi të ndihmave  në zonën e Tiranës, Vorës, Kamzës, Durrësit, Shijakut, Sukthit, Krujës dhe Lezhës.

Nga kontrollet  është  vënë re se disa produkte ruheshin në kushte të papërshtatshme, ndërsa disa të tjera e kishin kaluar datën e skadencës. Për këtë arsye  trupat inspektuese kanë bllokuar dhe më pas asgjesuar  sasinë  e 1727.5 kg produkteve ushqimore  si dhe 20 litra lëngje./old.apel.media