Asfiksohen punonjësit e fabrikës së telit në Bathore/ Dy prej tyre në gjendje më të rëndë

Disa punonjës të një fabrike teli në Bathore kanë shfaqur shenja asfiksie në ambientin e punës.

Policia bën me dije se disa prej tyre u paraqitën në QSUT për ndihmë mjekësore, por vetëm dy prej tyre kanë qëndruar të shtuar për të marrë asistencën e nevojshme.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.