Asambleja e PS, Burime: Rama i prerë me “humbësit”, porositë për zgjedhjet e ardhshme

Asambleja e PS, Burime: Rama i prerë me “humbësit”, porositë për zgjedhjet e ardhshme

Partia Socialiste po zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjen e radhës të Asamblesë Kombëtare këtë të dielë. Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve, gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema jep detaje lidhur me diskutimet e bëra në mbledhjen e Asamblesë së PS.

“Do të jetë një ditë e gjatë kjo e mbledhjes së Asamblesë së përgjithshme së PS, do të ketë një axhendë shumë më të gjerë për diskutimet që do të mbahen në këtë asamble, për secilin qark do të jenë 3 përfaqësues që do të raportojnë të gjitha problematikat që janë ndeshur në terren jo vetëm me bazën dhe strukturën e PS, por edhe me vetë elektoratin edhe përveç përfaqësuesve të 3 nga secili qark do të jenë edhe drejtuesit politik të qarqeve që do të prezantojnë edhe ata përveç problematikave, por edhe objektivat që do të kenë për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Qarku i parë që ka raportuar është Tirana, ku nuk kanë munguar vërejtjet e kritikat.

“Ka pasur vërejtje për Bashkinë e Kavajës, që i përket qarkut të Tiranës, ka pasur kritika për faktin që Bashkia e Kavajës u humb nga PS në zgjedhjet vendore të një viti mëparë dhe me këtë humbje Edi Rama ka kërkuar të ketë një rigjenerim të PS për të pasur një riorganizim më të mirë”, raporton gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema duke nënvizuar se do të ketë edhe përjashtime lidhur me këtë bashki.

Po ashtu, raportohet se kryeministri ka kërkuar që në struktura të PS të futen emra të rinj, të cilët nuk janë të lakuar në asnjë aferë korruptive, duke mos rrezikuar imazhin e kësaj force politike.