As një, as dy, ja sa fëmijë dëshiron të ketë Arbër Hajdari

Pas një rrëfimi ekskluziv për “Rudina” në Tv Klan se në të ardhmen Arbër Hajdari ka ndërmend të largohet nga drejtimi i “Fundjavë Ndryshe” për t’i lënë vendin dikujt tjetër, ai na tregon një detaj nga bisedat me Vlerën.

Pas 10 vitesh ndoshta Arbri nuk do të jetë më në krye të fondacionit, por do të jetë duke u marrë me risi të jetës së tij, madje e sheh veten si baba. Për numrin e fëmijëve, që dëshiron të ketë, nuk është as një, as dy, por më mirë lexojeni vetë.

Rudina Magjistari: Me sa fëmijë e imagjinon familjen tënde?

Arbër Hajdari: Unë me Vlerën bëjmë gjithmonë diskutime për këtë dhe kemi rënë dakord që duam familje të madhe. Edhe nëse gjërat ecin mirë, ne duam që të kemi një familje të madhe dhe pse jo të kemi 5 fëmijë. Domethënë, unë gjuaj për numrin më të madh që ta mbyll me 4 të paktën.

Rudina Magjistari: Të paktën të sigurosh katër.

Arbër Hajdari: Është situatë negociatash.