Arturo Vidal padit Barcelonën

Thuhet se mesfushori Arturo Vidal, do të padisë klubin e Barcelonës për një bonus rreth 2.3 mln € të cilat klubi nuk ia ka paguar kilianit. Vidal nuk ka qenë shumë i lumtur me minutat që është aktiviz...
Arturo Vidal padit Barcelonën
Foto: Arturo Vidal padit Barcelonën

Thuhet se mesfushori Arturo Vidal, do të padisë klubin e Barcelonës për një bonus rreth 2.3 mln € të cilat klubi nuk ia ka paguar kilianit.

Vidal nuk ka qenë shumë i lumtur me minutat që është aktivizuar ngaValverde, duke e treguar shpesh here këtë, ashtu si në një seancë stërvitore kur u largua shumë më herët se pjesa tjetër e skuadrës pasi mori vesh se nuk do të zbriste si titullar në El Clasico.

Por akoma më shqetësuese është lajmi që ka publikuar e përditshmja spanjolle ABC, ku thuhet se Vidal e ka paditur klubin e tij më 5 Dhjetor. Mësohet se Vidal ka patur të drejtën e një pagese për rreth 4.1 mln €, nga të cilat ai ka marrë vetëm 1.75 mln € nga shuma që klubi i detyrohet lojtarit.

Sipas ESPN, avokatët kanë paraqitur një ankesë tek Federata Spanjolle e Futbollit, por klubi i Barcelonës pretendon se marrëveshja ishte që Vidal të përfitonte këtë shumë duket luajtur 45 minuta për ndeshje. Klubi shton se detajet e kontratës janë interpretuar keq.

Klubi gjithashtu mendon se Vidal po e bën këtë gjë sepse ai kërkon të transferohet sa më shpejt tek skuadra e Interit. /old.apel.media