Artisti Arben Bajo preku zemrat e të gjithëve/ Ja çfarë shkruajnë njerëzit në rrjetet sociale për të

Qytetarë të shumtë , mjekë e artistë padyshim këta të fundit që  e kanë njohur nga afër i ka prekur humbja e jetës para kohe të skulptorit Arben Bajo, i cili sot ndërroi jetë në betejën e tij për të luftuar COVID-19.  Miqtë e tij janë të shumtë në rrjetet sociale që janë  solidarizuar për t’i dhënë lamtumirën përmes rreshtave.

Elda Katiaj – Piktore

Ne kete jete fatkeqe, per ty mjeshtri jone, profesor, mik, mjaftonte te prekje pluhur e balte dhe ktheheshin ne vepra arti, ne bronxin e thesareve nderkombetare. Sa mire do ishte qe suksesi yt te ishte i njejte dhe ne mjeksi e ….

Na ka plogeshtuar humbja jote e pabesueshme.

I paharruar i madhi Arben Bajo , qofte shpirt i qete kudo! Ngushellimet tona familjareve!

Njëri prej miqve tyre, Ylli Asllani, shkruan:

 Nuk ta kam thëne se sa herë ndaheshim mendoja thënien:

“Mund të jesh i thjeshtë pa qenë i madh, por nuk mund të jesh i madh pa qenë i thjeshtë. Lum kush e ka njohur këtë njeri!”

…Do të na mungosh miku im në kafet, me humorin e hollë gjirokastrit dhe bisedat për “ atë çikë vend”!

Por sa herë do kemi mall do të të gjejmë përherë në artin e madh që le mes nesh!

Gazetarja Edona Haklaj shkruan:

Pandemia të kishte frymëzuar, më shumë sesa sfilitur.

Por, gdhendja jote në art nuk e mundi dot gdhendjen që të bëri Covidi.

Nuk ishim të zotë të të mbanim, nuk kishim as gjak për ty…

U prehsh në paqe Bajo!

Qytetarë të tjerë që ishin artëdashës të tij, duke e ndjekur në rrjetet sociale shkruajnë :

Ardian Isufi – Pedagog Universiteti Arteve

Anila Toto

U prehsh në paqe Arben Bajo!

Unë nuk e njoh Arbenin, e me sa duket as nuk do ta njoh më. Por kam vite që ndjek në Instagram skulpturat e tij të adhuruara. Shpesh kam gjetur edhe muzën për të krijuar. Nëse hyn në skulpturat e tij kupton veçse njerëzoren, të brendshmen.Arbeni kapte elementë emocionalë që dinin të shprehnin ndjenjat njerëzore. Portretet e skalitura janë personazhe të thjeshtë, por që lënë gjurmë tek auditori.

Arti i tij duhej të vlerësohej, por mbetet si gjithçka që merr vlerë pas vdekjes !…

Para disa vitesh shikon foton e tim vëllai në profilin tim e më thotë se kanë qënë shokë klase. Sivjet do të bënin 50 vjeç. Por mesa duket do takohen në jetën tjetër. Të fala tim vëllai Arben ! Të qoftë dheu i lehtë!

Një nga portretet qe adhuroja nga A.Bajo

Leonardo Voci :

U Prehsh ne Paqe, Arben Bajo Skulptor .

Humbje e Madhe per Skulpturen Moderrne Bashkekohore Shqiptare dhe per Familjen e Tij.