Artan Hoxha zgjidhet Rektor i Universitetit të Tiranës

Ka përfunduar numërimi i votimeve në Universitetin e Tiranës dhe Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i saj.

Bëhet me dije se Hoxha ka siguruar 54% të votave të petagogëve dhe studentëve.

Mësohet se ai ka siguruar 348 vota nga pedagogët dhe stafi akademik, ndërsa kundërshtarët e tij Prof.Dr Kozeta Sevrani nga fakulteti i Ekonomisë ka siguruar 122 vota, ndërsa nga Fakulteti I Shkencave të Natyrës Mimoza Hazifi, ka siguruar 176 vota.