Artan Hoxha, pas publikimit të videos së Kryebashkiakut, “Jam kërcënuar shumë herë unë dhe familja ime”

Pas publikimit të videos së Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i cili shfaqesh në një ambient publik duke konsumuar kokainë.Të cilën video e ka publikuar Artan Hoxha.

Ai shprehet se ka kaluar shumë vështirësi dhe është kërcënuar shumë herë me jetë ai vetë por dhe familja e tij. Duke theksuar se e mbron puna dhe e vërteta e tij.

Ai gjithashtu thekson se, momentet që u ilustruan në video, janë të papërshtatshme për një funksionar shtetëror, i cili është përzgjedhur nga qytetarët.

Është ambient publik dhe më tepër diskriminues sesa gjesti në vetëvete, krijon një problematik se shfaqet në një ambient publik dhe duhet të punojnë për funksionimin mbarevajtjen e jetes shoqërore që ata janë zgjedhur.

Ai shprehet se duhet të fusim në ligj testin e narkotikëve të deputetëve edhe funksionarëve të lartë, pasi nuk u miratua ky ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Nuk mund të jesh në pozitë vendimarrjeje sepse dëmton komunitetin që adminstron sepse je nën efektin e substancave.” u shpreh Artan Hoxha. /apel.media