Artan Hoxha i dorëzon videon SPAK-ut: Zyrtarët e lartë marrin vendime për ne, nën efektin drogës

Prokuroria e Posaçme ditën e sotme ka nisur hetimet për kryebashiakun e Bulqizës, Lefter Alla pasi u publikua videoja ku ky i fundit shihej duke konsumuar lëndë narkotike në një lokal.

Për hetimin është thirrur edhe gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili ka dhënë një dëshmi para oficerëve ku është shprehur se është i gatshëm të shkojë deri në fund, dhe  t’i përgjigjet prokurorisë për gjithçka.

Artan Hoxha u shpreh se nuk e ka kontaktuar personin në fjalë por vetëm ka publikuar videon, që sipas tij do ta bënte gjithsecili prej nesh.

Ndër të tjera gazetari shprehet se një person në detyrë shtetërore nuk mund të marrë vendime për në nën efektin e alkolit, dhe se personi në fjalënuk mund të jetë më në krye të detyrës.

Sipas Hoxhës, ky denoncim nuk ka lidhje me çështjen “babale”.

Ndërkohë, pas verifikimeve do të merren masat e mëtejshme, ku ndër të tjera do të zbulohet edhe sesi e ka siguruar kryebashkiaku lëndën narkotike./apel.media