Artan Hoxha: DEA ka ardhur për të hetuar lidhjen e politikës me krimin

Analisti i njohur Artan Hoxha i ftuar në një studio televizive ka folur në lidhje me praninë e DEA-s në Shqipëri, duke deklaruar se nuk kanë ardhur për kultivimin e kanabisit, por për lidhjet e krimit me politikën.

Artan Hoxha: Në një aeroport të Madritit takova të rinj shqiptar që punon në kultivimin e kanabisit. DEA nuk ka ardhur këtu vetëm për krimin por për lidhjet e politikës me të. Ky është problemi që unë e quaj të madh, që kompanitë e mëdha në këto kushte, kur bankat ua kanë mbledhur lakun kompanitë e mëdha detyrohen të bashkëpunojnë me ta. Se prandaj bën gjithjë atë zhurmë për Martinajn, se ai kishte para kesh. Sot në Kuvend zëvendëskryeministrja tha se kemi paguar 190 milion euro për dixhitalizimin dhe jo për mbrotjen. Ajo po mbulonte dikë se ajo e di mirë se kush i ka marrë ato para. Akoma nuk dihet se kush kompani fshihen pas AKSH-së. Kush fshihet pas e-Albania. E de se çfarë do të thotë të rrinë 14 muaj hakerat iranianë, ata kanë ikur se janë mërzitur.