Prof. Dok. ArtanFuga i njohur nga lexuesi i gjerë si një polemist dhe kritik i pavarur i çdo qeverie, një njeri me mendim të sofistikuar, sjell këtë vjeshtë librine tij më fundit, SHOQERIA PIRAMIDALE.
Profesor Fuga e ka ndarë me miqtë e tij në fb lajmin për librin së bashku me falenderimet përkatëse.
Falenderoj librarinë e Librit Universitar në Tiranë (te Presidenca – Tiranë) si edhe Librarinë Adrion (te Pallati i Kulturës – Tiranë) që menjëherë sot e kanë vendosur në qarkullim!
Falenderoj edhe të gjithë ata shpërndarës që qysh sot janë paraqitur te shtëpia botuese Papirus për misionin e tyre fisnik.Unë kam dashur të bëj një libër për qytetarët, të ndaj me ta, sinqerisht, dhe sa më shkencërisht, me gjuhë sa më të kuptueshme, sa më plotë, kuptimin tim për shoqërinë ku jetojmë sot!Do të doja që qytetarët e mërzitur nga shoqëria e sotme t’i kuptojnë arsyet e mërzisë së tyre:
të lumturit t’i kuptojnë rreziqet që u kanosen gjithsesi:
ata që ikin nga Shqipëria të kuptojnë çfarë lënë pas dhe për sa kohë;
emigrantët të dinë çfarë ndodh me të afërmit e tyre në atdhe:
militantët të kenë edhe një pamje që vjen në mënyrë të paanshme, përtej fjalimeve politike të liderëve të tyre dhe mediave të politizuara, përtej studiove televizive:
politikanët t’a dinë mirë se edhe ne qytetarët kemi mundësi të njohim atë që fshihet pas fjalimeve të bukura politike:
atyre që e mendojnë Shqipërinë të pa-shpresë, doja t’u thosha : Shqipëria bëhet! Nuk është utopi!
Opozitarëve t’u thosha se transformimi është më shumë se ndryshimi i partive në pushtet, shumë më tepër;
Politika na mbyt me fjalime, përse ne qytetarët të mos kemi kontribute për reformat që duam, për institucionet që duam, për ekonominë që duam, përse Europa na refuzon dhe përse na duhen aleatët perëndimorë?
Ne meritojmë të jetojmë dhe të trajtohemi si njerëz!
Sa ja kam arritur? Këtë do ta thotë lexuesi. Pranoj çdo koment, kritikë a sugjerim. Me sinqeritet, përulësi dhe falenderim!
Ata që mbysin të vërtetën as më interesojnë fare! Nuk bëjnë fajde me mua as shpifjet, sharjet, censura!
Unë për vete këtu jam!
Nuk lëviz!/apel.media