Arsimi prioritet kombëtar!/ Kryemadhi: Propozimet e diskutuara nga Komisioni i LSI për buxhetin e shtetit do t’i drejtohen Kuvendit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se Komisioni i arsimit pranë LSI ka diskutuar ditën e sotme rreth propozimeve në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Propozime të cilat, Kryemadhi bëri me dije se do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë me qëllim rikthimin e arsimit në prioritet kombëtar.

“Komisioni i arsimit pranë LSI, diskutoi sot propozimet e mundshme që do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022, për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar. Jeta parlamentare duhet të vendoset në funksion të zgjidhjeve të prekshme për jetët e qytetarëve tanë. Në këto kohëra të vështira ku të rinjtë po largohen, kostot e jetesës po rriten, vizioni i përbashkët duhet të jetë edukimi sa më cilësor i brezit të ri, si një çelës drejt një të ardhme më të mire, për ata vetë dhe të gjithë shoqërinë tone”, tha më tej Kryemadhi.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=441034700724932&set=a.405576460937423