Arsenali i armëve te Liqeni, lihet në burg Eno Papa

Lihet në burg i pandehuri, Eno Papa (Beqiri), i arrestuar për arsenalin e armëve të gjetura te liqeni i thatë dy ditë më parë. Ai pretendon se nuk ka dijeni mbi armët e gjetura në garazh, pasi e kisht...
Arsenali i armëve te Liqeni, lihet në burg Eno Papa
Foto: Arsenali i armëve te Liqeni, lihet në burg Eno Papa

Lihet në burg i pandehuri, Eno Papa (Beqiri), i arrestuar për arsenalin e armëve të gjetura te liqeni i thatë dy ditë më parë.

Ai pretendon se nuk ka dijeni mbi armët e gjetura në garazh, pasi e kishte marrë me qira për mikun e tij. Nga ana tjetër prokuroria pretendon se Papa është pronar i garazhdit dhe ka lidhje me armët.

Po ashtu prokurorët kanë gjetur në celularin e Dorian Kalos, arrestuar një javë më parë për një tjetër depo armësh në Mëzez, një foto të garazhdit ku mbaheshin armët, duke ngritur dyshimet se të dy personat kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ka qenë kjo foto që “fundosi” edhe Eno Papën.