Arrestohet shqiptari në Itali: Kishte fshehur 16 kilogramë heroinë në kamion

(ANSA) - ANCONA, 11 NOV - Maltempo: la dogana di Ancona scoperchiata per il forte vento.

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për tregti të lëndëve narkotike.

38-vjeçari zbarkoi nga një anije nga Durrësi në Ankona.

Me ndihmën e qenit të anti-drogës shqiptarit iu sekuestruan 16 kilogramë heroinë.

Ngjarja ka ndodhur më 16 janar, por lajmi u bë i ditur sot nga autoritetet italiane.

Lënda narkotike ishte fshehur në disa qoshe të një kamioni.

Sipas mediave vendase shqiptari është lënë në “arrest me burg” në Montacuto.

Nga ana tjetër, policia italiane po vijoj hetimet për të zbuluar detaje të tjera./apel.media