Arrestohet një 54 vjeçar: Theu stolat gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani

Policia e Korçës ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale V.K., për trazirat të shkaktuara gjatë ndeshjes së futbollit, Skënderbeu-Partizani, të zhvilluar ditën e djeshme.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një 17-vjeçar me iniciale I.J.

Këta persona ka thyer stolat e stadiumit, si dhe kanë hedhur mjete piroteknike në fushë.

Në njoftimin e policisë thuhet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

V.K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.

Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë këtu se me ndryshimet e fundit në kodin penal, dënimi për dhunën stadiume është ashpërsuar./apel.media