Arrestohet nga policia i dyshuari për vjedhjen e një laptopi, celulari dhe një shume parash në Korçë

​Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë, me prova ligjore, të ngjarjes së ndodhur më datë 21.11.2022, në lagjen nr. 13, Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit O. I., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. Ç. (i ndaluar më parë nga Policia), i vodhi me dhunë, një 39-vjeçari, një laptop, një celular dhe një shumë parash.