Arrestohet ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, dënohet me 4 vite burg/ Ja arsyeja

Ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska ditën e sotme arrestuar. Sipas policisë ajo është dërguar në burgun e Idrizovës në Shkup ku dhe do të vuaj dënimin me 4 vite burg.

Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se ajo akuzohet për blerjen e një makine luksoze nga Qeveria e Nikolla Gruevskit. Pas arrestimit të saj ka reaguar edhe menjëhershëm ka qenë reagimi i VNRO-DPMNE-së, ku thotë se ministrja është viktimë e padrejtësive dhe persekutimit politik të mafias së Zaevit.

Në komunikatën e VMRO-DPMNE-së thuhet:

“Gordana Jankulloska është viktimë e padrejtësive dhe persekutimit politik të mafias së Zaevit. Jankulloska shkon në burg për një makinë që e vozit dhe përdor Zoran Zaevi dhe mafia e tij, dhe në të njëjtën kohë kur e njëjta qeveri shpenzon mbi 8 milionë euro për të blerë automjete të reja zyrtare.”

Ish ministrja Jankullovska njihet si politikane anti shqiptare. Këtë ajo e ka vërtetuar në aferën e përgjimeve, ku në komunikim me kolegë partiak për shqiptarët ka përdorur vokabular të ulët dhe nënçmues.