Policia ka arrestuar në Muriqan pronarin e punishtes,61-vjeçarin Gëzim Bala,banues në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër.
Bala prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Në mars të vitit 2018 ju ndalua prodhimi i artikujve ushqimorë,gjatë kontrollit në punishten e tij në lagjen “Skënderbeg” muajin e kaluar më 16 tetor,policia konstatoi se personi në fjalë nuk e zbatoi urdhrin.
Njoftimi i policisë:
“Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin,edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë,”.
Sipas policisë Gëzim Bala prodhonte salca,turshi dhe reçelera të ndryshëm,por bëhej jashtë kushteve higjeno-sanitare,duke bërë kështu që produkti që u tregtohej konsumatorëve të ishte i rrezikshëm.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”./apel.media