Arrestohet 29-vjeçari për vjedhje në Greqi

Ditën e sotme është arrestuar një 29-vjeçar, në Halkidhiki të Greqisë për vjedhje të shumta, të kryera nëpër zona të ndryshme. Oficerët e policisë helene shprehen se nga një kontroll që u be në banesë...
Arrestohet 29-vjeçari për vjedhje në Greqi
Foto: Arrestohet 29-vjeçari për vjedhje në Greqi

Ditën e sotme është arrestuar një 29-vjeçar, në Halkidhiki të Greqisë për vjedhje të shumta, të kryera nëpër zona të ndryshme.

Oficerët e policisë helene shprehen se nga një kontroll që u be në banesën e 29-vjeçarit, rezultoj se në banesën e tij u gjendën para por edhe pajisje, që nuk justifikoheshin dot.

Gjithashtu u zbulua se shqiptarit i mungonte dokumentacioni i qëndrimit të rregullt në shtetin grek.

Mediat greke shkruajnë se , shqiptari ka kryer nga gushti i 2019 deri në tetor së paku dy vjedhje të vilave dhe një banese me qira, prej të cilave mori 500 euro të gatshme dhe pajisje të tjera me vlerë.