Policia e Lezhës arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për trafikim të kokainës.
Sipas informacioneve, në pranga kanë rënë shtetasit D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz dhe K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz.
Personat e përmendur më sipër, bashkëpunonin me njëri tjetrin për të shpërndarë drogë në zonën e Ishull Lezhë.
Pasi ka rënë në gjurmët e tyre, përmes një operacioni policia ka siguruar kapjen e tyre.
Fillimisht është arrestuar shtetasi me iniciale D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë, të cilit iu gjet nga policia 160 gr kokainë, në doza të vogla.
Më vonë janë arrestuar dhe dy shokët e tij, të cilët e prisnin në makinë./apel.media