Arrestohen dy shqiptarë, të cilët masakruan dhe hodhën në kanal 40 vjeçarin

Dy shqiptarë janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen makabre të ndodhur në Belgjikë në muajin maj të këtij viti.

Sipas informacioneve, viktima ishte një 40 vjeçar shqiptar, i cili u gjet i pajetë në një kanal në Lievegem të Belgjikës.

Të vetmet detaje që dha policia belge ëpr ngjarjen, ishin se trupi ishte mbështjellë me plastikë dhe ishte hedhur në kanal, ku u gjet nga një çiklist.

Pas autopsisë u zbulua se trupi i pajetë kishte qenë qëlluar me armë zjarri.

Pas disa muajsh hetime është arritur që të arrestohen dy të dyshuarit, ku njëri u gjet në Belgjikë dhe tjetri në Francë.

Mosha e të arrestuarve është 29 vjeç dhe 37 vjeç, ndërkohë që nuk janë publikuar të dhëna të tjera./apel.media