Arrestohen 6 persona për vepra penale në fushën e farmaceutikës. Prokuroria kontrollon 6 depo farmaceutike

Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit bëhet e ditur se kanë zhvilluar një aksion për veprat penale në fushën e farmaceutikës.

Deri tani flitet për 6 të arrestuar. Kontrollet mësohet se janë ushtruar në 6 depo farmaceutike.

Burime për mediat konfidojne se bëhet fjalë për ilaçe të paregjistruara.

Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkepunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.