Arrestohen 4 të rinj në Fier e Lushnjë/ Sekuestrohen armë zjarri, drogë, fara kanabis dhe para CASH

Katër persona janë arrestuar nga forcat e Drejtorisë së Policisë Fier, ku shtetasit me inicialet F. B., 29 vjeç,  banues në Lushnjë, G. M., 21 vjeç, banues në Kuçovë, E. M., 29 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, si dhe A. Ç., 26 vjeç.

Në Lushnjë, shtetasi F.B, u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, së bashku me shumën e parave të vjedhura, po nga këto struktura u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 13.12.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M.  Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurjan, Roskovec, u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. Ç, pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuar fidanë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.