Arrestimi i Presidentit të FFK? policia njoftim zyrtarë

Gjatë ditës së sotshme kanë qarkulluar shumë lajme në lidhje me arrestimin e kreut tëFederatës së Futbollit të Kosovës, Agim Agemi. Pas gjithë kësaj ka reaguar policia e Kosovës ku njofton se lajmi ës...
Arrestimi i Presidentit të FFK? policia njoftim zyrtarë
Foto: Arrestimi i Presidentit të FFK? policia njoftim zyrtarë

Gjatë ditës së sotshme kanë qarkulluar shumë lajme në lidhje me arrestimin e kreut tëFederatës së Futbollit të Kosovës, Agim Agemi.

Pas gjithë kësaj ka reaguar policia e Kosovës ku njofton se lajmi është i pavërtet, ndërkohë që Ademi do të paraqitet në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”.

“Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme”.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” njofton policia.