Arrestimi i nipit të Rrahman Rrajës/ Basha e quan vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste

Gjatë ditës së sotme u arrestua nga policia Redjan Rraja, që njihet ndryshe si nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë ndaj atentatit të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili është shprehur se kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se kjo është një vazhdë e poshtërimit të Partisë Socialiste, e cila sipas tij vepron në interes të bandave dhe jo të qytetarëve shqiptarë.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të PS-së, të poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sepse tregon se kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhe të parakohshme që do t’i kthejnë qyetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në parlament dhe qeveri njerëzit që meritojën të udhëheqin aspiratat dhe dëshuirat për ndryushim, në funksion është dhe turi im që sapo ka nisur, një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave, të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe i zgjidhjeve të cilat duhet të prodhojnë një qeveri dhe një parlament në interes të qyettarëve dhe jo në interes të bandave siç tregoi edhe arrestimi që u bë sot”, tha Basha jashtë selisë blu./apel.media