Arrestimi i Dritan Rexhepit, mediat ekuadoriane: Krijoi lidhje deri në qarqet më të larta të politikës vendase

Dritan Rexhepi, kreu i grupit narkokriminal të njohur si Kompania Bello, u arrestua në Stamboll në kuadër të një operacioni të përbashkët të quajtur “Cartel”. Gazeta ekuadoriane “El Universo”, shkruan se Rexhepi është nën akuzë për trafikun e drogës. Njeriu i njohur si “Car” ose Mbreti i kokainës u dënua në Ekuador me 13 vjet burg, nga të cilat kreu vetëm 7. Përfitimi i burgut para lirimit u dha në vitin 2021, pavarësisht se kërkesat për ekstradim të bëra nga Italia dhe Shqipëria rëndonin mbi të.

Marrëdhëniet e zbuluara të biznesit mes Cherres, Rexhepit dhe mafies shqiptare tërhoqën vëmendjen jo vetëm sepse ishin biznese që me sa duket kishin të bënin me krijimin e kompanive frontale për transportin e drogës nga Ekuadori në Evropë dhe pastrim parash, por edhe për miqësinë e ngushtë të Cherres dhe Danilo Carrera, kunati i presidentit të Republikës, Guillermo Lasso.

Raportet e policisë tregojnë se karteli i udhëhequr nga Rexhepi transportonte ngarkesa të panumërta miliona dollarëshe droge nga vendet e Amerikës së Jugut në Evropë. Besohet se shqiptari, gjatë kohës që ishte i ndaluar në Ekuador, ka vazhduar të drejtojë dërgesën e drogës, ndërsa aktiviteti është shtuar kur ai ishte jashtë burgut dhe jashtë kontrollit të sistemit të drejtësisë ekuadoriane.

Edhe pse është ngritur hetim për shtatë persona, ky numër i të dyshuarve mund të rritet në varësi të elementeve që prokurori konstaton në fazën e hetimit, madje ekziston mundësia që krimi për të cilin u hap fillimisht të riformulohet procesi penal. Për momentin, emri i shqiptarit Dritan Rexhepi, Dritan Gjika apo Benjamin Omar Pérez García emri i rremë me të cilin i huaji hyri në Stamboll, në Turqi – nuk është pjesë e procesit penal që do të hapej në Encuentro.