Arrestimi i Dakos, opozita: Rama do e lirojë shpejt

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiak i Durrësit. Me ironi, Paloka shkruan e pasi u lirua nga burgu Tahiri, atje shkon Dako...
Arrestimi i Dakos, opozita: Rama do e lirojë shpejt
Foto: Arrestimi i Dakos, opozita: Rama do e lirojë shpejt

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiak i Durrësit.

Me ironi, Paloka shkruan e pasi u lirua nga burgu Tahiri, atje shkon Dako, duke e cilësuar këtë si një skenar me regji qendrore.

“Një jave pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore

Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën per Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.

Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte ‘me pushime’”, shkruan Paloka.