Arrestimi i Belerit në Himarë, nis protesta përballë ambasadës shqiptare në Athinë

Unioni i Himarjotëve ka nisur një protestë përballë ambasadës shqiptare në Athinë kundër arrestimit të Fredi Belerit në Himarë. “Në protestën jashtë ambasadës shqiptare janë mbledhur disa persona, mes...
Arrestimi i Belerit në Himarë, nis protesta përballë ambasadës shqiptare në Athinë
Foto: Arrestimi i Belerit në Himarë, nis protesta përballë ambasadës shqiptare në Athinë

Unioni i Himarjotëve ka nisur një protestë përballë ambasadës shqiptare në Athinë kundër arrestimit të Fredi Belerit në Himarë.

“Në protestën jashtë ambasadës shqiptare janë mbledhur disa persona, mes të cilëve vëllai i Fredi Belerit, si dhe kryetari i Unionit të Himarjotëve, Thodoris Goumas, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij”, shkruajnë mediat greke.

“Demokracia nuk burgoset”, është një nga parullat e tyre.

Protesta zhvillohet një ditë pas Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, i arrestuar 1 javë më parë nën akuzën e shit-blerjes së votave.