Arrestimi i Belerit/ Dule përplaset me Klodiana Lalën, largohet nga emisioni

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me arrestimin e kandidatit të opozitës për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, për shit-blerje votash. Gjatë emisionit D...
Arrestimi i Belerit/ Dule përplaset me Klodiana Lalën, largohet nga emisioni
Foto: Arrestimi i Belerit/ Dule përplaset me Klodiana Lalën, largohet nga emisioni

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me arrestimin e kandidatit të opozitës për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, për shit-blerje votash.

Gjatë emisionit Dule është përfshirë në një debat me gazetaren Klodiana Lala sa i përket dosjes së Belerit, duke i cilësuar deklaratat e saj si një mashtrim skandaloz dhe si përralla fëmijësh.

Sipas tij faktet e cituara nga Lala nuk korrespondojnë me atë që ndodhet në dosje, ndërsa gazetarja ka deklaruar se nuk ka përmendur asgjë që nuk ndodhet në dosje.

Pjesë nga debati:

Vangjel Dule: Ti po mashtron, arrestimi i Kokaveshit nuk ka lidhje me lokalin ku thuhet se janë marrë lekët. Janë mashtrime. Ju mashtroni.

A ka mundësi? Mua më keni ftuar? Ka një manipulim për të bindur opinionin se ka një shit-blerje kur nuk ka. Nuk do qëndroj nëse nuk respektoni elementët e një bashkëbisedimi. Nuk rri dot këtu kur fyeni. 

Mos më detyroni të bëj diçka që se kam bërë asnjëherë. Më vjen keq mënyra sesi drejtoni dhe sesi po manipuloni.

LARGOHET nga emisioni