Armando Sadiku rikthehet në Spanjë, firmos me ekipin e Las Palma

Zyrtare, Armando Sadiku rikthehet në Spanjë duke firmosur zyrtarisht me ekipin e Las Palmas, skuadër që militon në kategorinë e dytë. Pas një aventure të hidhur tek Bolivar, ku nuk arriti të përshtatej për asnjë moment, sulmuesi kuqezi nis tashmë një aventurë të re, me shpresën për të gjetur formën e tij më të mirë dhe sigurisht për të rifituar sërish një ftesë nga ekipi kombëtar.

Sadiku transferohet tek Las Palmas me parametra zero pasi kishte zgjidhur kontratën me konsensus me ekipin e Bolivar. Nuk janë shumë të bindur për formën e tij as spanjollwt teksa kanë firmosur një kontratë 1-vjeçare. Sadiku e njeh mirë ambientin në Spanjë ku më herët është aktivizuar edhe për ekipin e Malaga ku ka shënuar 13 gola.

Diku