Armando Duka: Ka ardh koha që Kombëtarja të drejtohet nga një shqiptar

Presidenti I FSHF, Armando Duka, ishte i ftuar në një emision televiziv sportiv, ku deklaroi se ka ardhur koha që në krye të pankinës së kombëtares të kemi një shqiptar për trajnier. Ai tha se ka trajnierë shqiptarë që drejtojnë klube futbolli jashtë vendit dhe janë të sukseshëm,  ata duhet të ishin në krye të Kombëtares Shqiptare në të ardhmen.

Ndërsa ka komentuar edhe rolin e tij në FSHF, tha se Shqipëria duhet të jetë kampione bote, dhe se largimi I tij për shkak të moshës nga FSHF, do të vij një ditë por rëndësi ka renditja e Shqipërisë si kampione bote me ekipe në Champions League.

Gjithsesi tha Duka, arritjet tona deri tani nuk janë të pakta, qoftë pjesëmarrja në Europian, qoftë stadium I ri./apel.media