Armando Broja mahnit Anglinë, shënon sërish në Premier Ligë

Armando Broja është kthyer në protagonistin kryesor në fushën e gjelbër gjatë ndeshjes me Burnley. Broja ka arritur të shkëlqejë sërish në Premier Ligë, ku shënoi gol ndaj Burnley duke përmbysur rezultatin. Kjo është ndeshja e dytë që sulmuesi e nis titullar dhe vazhdon të shkëlqejë.

Sulmuesi i Kombëtares përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes mike dhe Broja ka arritur të jetë i saktë për t’ia rrëmbyer topin dhe për të realizuar golin në cepin e portës dhe për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 bardhekuqve.