Armando Broja: Kam qenë i dëmtuar, ja çfarë më tha trajneri

Heroi i ndeshjes, Armando Broja, duke folur pas ndeshjes, u shpreh: “Kam besim gjithmonë. Kam dëshirë të shënoj gola me peshë. Jam i kënaqur për ekipin dhe për veten. Kam qenë i dëmtuar dhe nuk jam stërvitur pardje. Trajneri më pyeti nëse doja të futesha dhe i thashë po.

U futa me besimin për të gjetur golin. Do ta shikoj në stërvitje nesër sesi do të shkojnë gjërat. Besojmë te vendi i dytë. Kjo është gjë e madhe për Shqipërinë, pasi nuk jemi vend i madh. Tani duhet të jemi me këmbë në tokë ndaj Polonisë”.