Saturday, September 30, 2023
Home SHOWBIZ Ariana Grande anullon koncertet për shkak të sëmundjes

Ariana Grande anullon koncertet për shkak të sëmundjes

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande, është dashur të ndërpresë turneun ‘Sweetener’, në mënyrë që t’i përkushtohet shëndetit.

Ajo postoi në Instagram se ishte e sëmurë dhe ka treguar për fansat se ka përjetuar dhimbje të mprehta qëkur performoi në Londër.

Ajo njoftoi sot se gjendja e saj po përkeqësohej dhe se do të duhet të anulojë performancën në Lexington, Kentucky.

Sido që të jetë, nuk janë mësuar detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares apo se për çfarë sëmundje është fjala./apel.media