Arben Ahmetaj i kundërvihet ministres së Financave/ “Është e pajustifikueshme…”

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka kundërshtuar ministren e Financave, në disa pika të buxhetit për vitin 2020.

Ai i kërkoi Ministrisë së Financave që të rishikohej rritja ekonomike, pasi nuk përputhet me parashikimin e Bankës Botërore për Shqipërinë.

Sipas Ahmetajt, buxheti që është prezantuar nuk është konkret, pasi ministrja Denaj duhej të kishte bërë disa cilësime përsa i përket sektorëve.

“Investimet publike janë reduktuar. Nga 4.8% në 2018 në 4.7% në 2019. Është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm. Janë 100 pyetje për Ministrinë e Financave lidhur me buxhetin, të ardhurat, shpenzimet, investimet,borxhin apo pagat. Ky buxhet ka ardhur pa një parashikim që buxheti i kujt sektori është pra i infrastrukturës, i bujqësisë, i pagave apo i pensioneve. Do e diskutojmë a do ketë rritje pagash pasi këtu nuk e kemi. Buxheti është pa një emër konkret. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë rënë nga 18.7 në 18.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ministria e Infrastrukturës duhet të paguaj 6.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura që ka. Unaza e Tiranës merr pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe pjesa tjetër infrastrukturore nuk merr asgjë. Vitin e ardhshëm duhet të merrni një eurobond të ri me detyrimet që janë akomuluar. Ministria e Infrastrukturës duhet të likujdojë kontraktorët brenda këtij viti”,- u shpreh Ahmetaj./apel.media