Arabia Saudite do lejojë hyrjen me kusht “nga të gjitha vendet” pavarësisht Omicron

Arabia Saudite do të lejojë hyrjen për udhëtarët “nga të gjitha vendet” për sa kohë që ata kanë marrë një dozë të një vaksine COVID-19 brenda mbretërisë, tha të shtunën, një ditë pas pezul...
Arabia Saudite do lejojë hyrjen me kusht “nga të gjitha vendet” pavarësisht Omicron
Foto: Arabia Saudite do lejojë hyrjen me kusht “nga të gjitha vendet” pavarësisht Omicron

Arabia Saudite do të lejojë hyrjen për udhëtarët “nga të gjitha vendet” për sa kohë që ata kanë marrë një dozë të një vaksine COVID-19 brenda mbretërisë, tha të shtunën, një ditë pas pezullimit të fluturimeve nga shtatë vende afrikane për shkak të variantit Omicron.

Ministria tha se udhëtarët do të lejohen të hyjnë nga e shtuna e ardhshme dhe do të duhet të karantinohen për tre ditë.

Nuk përmendi pezullimet e fluturimeve.

Arabia Saudite të premten pezulloi fluturimet dhe nga Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Zimbabve, Mozambiku, Lesoto dhe Eswatini për shkak të shqetësimeve në lidhje me variantin e koronavirusit Omicron./ Përktheu old.apel.media