Në vend që të përdorni aplikacione veçmas për dokumentet Word, Excel dhe PowerPoint, versioni eksperimental i aplikacionit të ri publikuar tashmë, i bashkon në një të vetëm të treja. Microsoft sjell aplikacionin më të ri I cili mund të rezultojë shumë i rëndësishëm për këdo që përdor Office në lëvizje. Aplikacioni Office ka edhe funksione të avancuara si fotografimi i një dokumenti dhe shndërrimi i tij në një dokument Word të editueshëm. Aplikacioni përmban Panelin e Aksionit, shumë efektiv për editim të dokumenteve në lëvizje. Microsoft thotë se me të mund të krijoni dhe editoni dokumente PDF nga ekranet e vogla të smartfonëve, si dhe funksionet e shpërndarjes janë thjeshtuar dhe përmirësuar më tutje. Aplikacioni Office është i disponueshëm për tu shkarkuar në Google Play dhe Apple iOS tashmë, por nuk dihet se kur do të dalë versioni përfundimtar./apel.media
Aksident në Durrës/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal,...
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Manëz-Gjiri I Lalëzit.