Apeloi vendimin teksa ishte në arrati/ Gjykata e Apelit nuk pranon kushtet e Kajmakut

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk e ka pranuar apelimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, për t’u hetuar në gjendje të lirë.

Sipas informacioneve, është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”.

Pasi shqyrtoi kërkesën e Agim Kajmakut, i cili ndodhet në arrati, Gjykata e Apelit nuk pranoi kushtet e ish-kryebashkiakut.

Kujtojmë se më 12 nëntor, Gjykata e Tiranës firmosi urdhërin për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, pasi u shkarkua nga KQZ për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim në Greqi.

Kajmaku e apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës ndërkohë që ndodhej në arrati. Policia ka kryer 13 operacione për kapjen e tij, por që kanë dështuar./apel.media