Apel qytetarëve: Drejtohuni te mjeku nëse keni temperaturë  40, konfirmohen tre raste vdekjesh brenda 24 orëve

Janë konfirmuar tre raste vdekshmërie të tre personave brenda 24 orëve, ku pacientët kanë shfaqur shenja temperature dhe gripi dhe kanë neglizhuar mjekun. Silva Bino, drejtoresha e Institutit të Shënd...
Apel qytetarëve: Drejtohuni te mjeku nëse keni temperaturë  40, konfirmohen tre raste vdekjesh brenda 24 orëve
Foto: Apel qytetarëve: Drejtohuni te mjeku nëse keni temperaturë  40, konfirmohen tre raste vdekjesh brenda 24 orëve

Janë konfirmuar tre raste vdekshmërie të tre personave brenda 24 orëve, ku pacientët kanë shfaqur shenja temperature dhe gripi dhe kanë neglizhuar mjekun.

Silva Bino, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ka konfirmuar për mediat të tre rastet që kanë vdekur brenda 24 orëve, pa u dhënë mundësi mjekëve për ekzaminime.

“Eshtë një fenomen që ka ndodhur shumë shpejt. Bëhet fjalë për datat 8 dhe 9 janar. Jemi në punë e sipër dhe po marrim simptomat për tre pacientët që kanë ndërruar jetë” thotë Bino.

Më tej Bino ka shtuar se kush ka temperaturë të shkojë të kontaktojë mjekun. Kjo pjesë është shumë e rëndësishme./old.apel.media