Apel Media/ Në Pekin ngrihet dollia shqip, të rinjtë festojnë Pavarësinë

Festa e Pavarësisë është festuar në mjedise gazmore mes të rinjsh, kryesisht studentë në Pekin. Kinë. Videoja e shpërndarë live nga gazetari Edison Myrteza, tregon grupin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Kinë.

Në kohën kur shqiptarët janë nën masat e protokollit mbrojtës anticovid, në Pekin organizohet festë masive pa maska, me verë por edhe me bakllava.

Në video duket që atmosfera është tejet e gëzuar ku nuk mungojnë as shakatë dhe batutat, por kryesorja është “Të na rrojë Shqipëria”.

Përtej gezimit dhe kënaqësisë të shohësh atmosferë feste për ditët kombëtare, është shumë ironike fakti se vendlindja e COVID-19, është plotësisht e çliruar.