APEL-Intervistë ekskluzive: Nuri Seferi, “Tajsoni shqiptar” zbulon më shumë mbi jetën e tij, ja kur do të jetë ndeshja e rradhës

Nuri Seferi është krenaria e të gjithë shqiptarëve, i cili gjithmonë ka qenë i tillë për prejardhjen dhe këtë nuk ka ngurruar asnjëherë që t’a tregojë hapur. Karrierën e tij ai e ka lidhur ngushtë me sportin e vështirë të boksit, ku fansat e njohin si “Tajsoni shqiptar”, ndërsa ka qenë edhe tre herë kampion europe në WBO.

Boksieri shqiptar do t’i rikthehet ringut për t’u ndeshur në 18 janar, ashtu siç u premtoi të gjithë fansave dhe tifozëve të tij.

Këtë herë Seferi vjen në një intervistë eksluzive për apel.media, ku ka treguar më shumë për jetën e tij.

 

Për më shumë, ndiqni intervistën e realizuar nga Alvina Mukollari:

  1. Si ndihesh për ndeshjen e radhës më 18 janar?

–  Si gjithmonë para çdo ndeshje lodhja fizike por edhe ajo emocionale është e madhe, por shpresoj për një fitore dinjitoze edhe gjithçka harrohet!

  1. A është gati Tajsoni shqiptar edhe për një tjetër fitore?

–  Sigurisht që ky është qëllimi kryesor edhe kjo është ajo që më motivon për të vazhduar pa kthyer kokën pas.

  1. Fakti që ti ke zgjedhur të përfaqësohesh me shtetësinë dhe identitetin e vërtetë shqiptar, a ka ndikuar në karrierën tënde?

–  Tek unë personalisht ka ndikuar madje shumë, jo pak. Identiteti mendoj që ka të bëjë edhe me dinjitetin kështu që s’mund të ishte ndryshe!

  1. Pse përdor “Tajsoni Shqiptar” si nofkë? E ke zgjedhur vetë nofkën?

– Jo, më është dhënë nga tifozët e mi, sepse shumicën e ndeshjeve në boksin amator dhe të gjitha ndeshjet para në boksin profesionist i kisha të fituara me kohë.

  1. Nga postimet e tua duket se stërvitesh intensivisht çdo ditë, a ka ndonjë herë pushime një boksier?

–  Fatkeqesisht shumë rrallë!

  1. A ka ndodhur që të jesh ofenduar për origjinën ? Nëse po, si ke reaguar?

– Jam shumë krenar që jam Shqiptar. Kam reaguar ashtu siç dimë ne Shqiptarët të reagojmë, (qesh)!

  1. Mes kundërshtarëve të huaj dhe shqiptarë, cilët do të cilësoje si më të fortë dhe sfidues?

– Të huaj ka plot legjenda  botërore, përsa i perket boksierave të mirëfilltë Shqiptarë… No koment!

/apel.media