Apel eskluzive- Në vëmendje të studentëve- 7 rregullat që maturantët duhet të respektojnë ditën e provimit

Nga Arestina Skenderi

Në datën 9 Mars 2020 Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia Covid 19 nxorri Urdhërin nr. 91 “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike”. Menjëherë pas këtij Urdhëri, shkollat e arsimit parauniversitar dhe universitetet ndërprenë procesin mësimor.

Kjo situatë vendosi në vështirësi të gjitha ciklet e arsimit në mënyrën sesi do të zhvillohej mesimëdhënia dhe sesi do te zhvilloheshin provimet e maturës shtetërore.

Më datë 18.05.2020 Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nxori rregulloren e posaçme për zhvillimin e maturës shtetërore 2020 në Republikën e Shqipërsië, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COV19.

Provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00 do të mbahen në këto data sipas urdherit nr.28 12.12.2019:

1.Gjuhë e huaj: 08 qershor 2020

2.Gjuhë shqipe dhe letërsi:11 qershor 2020

3.Matematikë: 15 qershor 2020

4.Provimi me zgjedhje: 18 qershor 2020

Rregullat e vendosura per maturantët dhe stafin adaminitrativ në zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore per shkak të situatës së pandemisë COV19 janë:

1.Distancimi fizik

(Maturantët duhet të respektojnë rregullat e distancimit fizik dhe të higjenës sipas urdhërit MSHMS)

2.Pajisje me doreza dhe maska

(Maturantët dhe stafi adminitrativ duhet të pajisen ne doreza dhe maska gjatë gjithë procesit duke respektuar edhe distancimin fizik)

3.Secili maturant duhet të ketë taolinën e tij personale

(Maturantët do të hyjnë në qendrën e votimit në rradhë një nga një duke respektuar distancën 1.5- 2 m ne oraret e përcaktuara)

4.Stafi mjekësor i shkollës duhet të kryej këto proceduar para provimit të maturës shtëterore:

a) Mat temperaturën me temometër digjital

b) Dizefekton duart e maturantëve me spërkatës me përmbajtje 70% alkol

c) Kontrollon nëse çdo maturant është i pajisur me maska dhe doreza

5.Qendrat ku do të zhvillohen të gjitha provimet e maturës shtëtërore duhet të dizefektohen nga njësitë vendore me urdhër nga Komisioni Shkollor i Maturës.

6.Ambjentet që do zhvillohen provimet duhet të jenë të ndriçuara, të ajrosuara dhe te dizefektuara.

7.Klasat nuk duhet të kalojnë kapacitetin nga 10 deri në 15 maturantë.

Këto janë të gjitha rregullat që maturantët duhet të respektojnë gjate procesit të maturës shtetërore,por çeshtja që maturantet këtë vit u friksuan është edhe përmbajtja e pyetjeve të provimeve shtetërore.

Në provimet e maturës shtetërore do të perjashtohen të gjitha temat që janë trajtuar në periudhën e mësimit online.