Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Tiranë i ftuar si përfaqësues i lartë nga Rajoni, në konferencën “Feja si instrument për paqen” fajësoi injorancën që ka ka karakterizuar Ballkanin, për mosmarrëveshjet mes vendeve.
“Injoranca jonë e madhe na ka çuar neve në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen. Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shenjtët e Serbisë, Anxhelina e Serbisë, ishte një fisnike shqiptare. Ndaj ne duhet të dialogojmë dhe parakusht për dialogun është liria e fesë”,- deklaroi ai.
Ndërkohë Presidenti Thaçi ngriti shqetësimin për situatën në rajon, pasi sipas tij pa siguri dhe stabilitet, gjithçka vihet në pikëpyetje, edhe liria fetare./apel.media