Anxhela Peristeri iu përgjigjet atyre që e kritikuan për veshjen

Anxhela Peristeri përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, me këngën “Karma”, e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri. Ajo arriti që të kualifikojë Shqipërinë në finale, ndërsa...
Anxhela Peristeri iu përgjigjet atyre që e kritikuan për veshjen
Foto: Anxhela Peristeri iu përgjigjet atyre që e kritikuan për veshjen

Anxhela Peristeri përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, me këngën “Karma”, e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri. Ajo arriti që të kualifikojë Shqipërinë në finale, ndërsa mori vetëm 57 pikë të cilat e renditën atë në vendin e 21. Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me lookun që kishte zgjedhur.

Ajo kishte veshur një “body” me gurë që i nxrrite në pah të gjitha format e saj trupore. Shumë e pëlqyen këtë veshje të Anxhelës, por kishte të tjerë që e kritikuan duke u shprehur se ky look nuk përshtatej me baladën e saj. Kishte nga ata që këtë veshje e krahasuan me Beyonce dhe Jennifer Lopez.

Ndërkohë e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Anxhela Peristeri foli edhe për këto zëra që kanë qarkulluar.

“Ishte dizenjuar enkas për këtë performancë dhe për mua është një ndër veshjet më të bukura që kam veshur dhe nuk e kam thënë vetëm unë. Tani kush e ka mendimin e kundërt, pyll pa derra nuk ka, kështu që nuk kemi çfarë t’ju bëjmë. Krahasojnë ua si Beyonce, si Jennifer Lopez. Beyonce është yll ndërkombëtar. Sigurisht që më bëhet qejfi të më krahasojnë me Beyonce në veshje, se sigurisht që në karakter dhe këngë nuk ngjajmë”, u shpeh Anxhela Peristeri.

Ndër të tjera Anxhela foli edhe për mënyrën e votimit në Eurovision dhe se si fqinjët nuk votuan vendin tonë.

“Cilado që të ishte arsyeja e votimit, kënga jonë sigurisht që nuk meritonte zero, sidomos nga fqinjët që pritej një votim pak më i mirë. Të gjithë e dimë që Eurovizioni është një festival gjeopoliitk, nuk është një festival që ti shkon dhe me gjithë talentin tënd, ti del e para. Dhe për votat e publikut, nuk është se ne kemi shumë, sepse diaspora jonë mund të jetë e madhe, por nuk votojnë të gjithë. Shtetet e tjera janë më të famshëm, Maneskin ishin më të famshëm. Ka shumë gjëra të tjera që ishin të komplikuara”, tha Anxhela.