Anxhela Peristeri flet pas kualifikimit në finalen e “Eurovision”

Anxhela Peristeri është kualifikuar për në finalen e madhe të “Eurovision 2021”. Artistja shqiptare ishte e para që siguroi biletën për në finale, që do të thotë se ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e ...
Anxhela Peristeri flet pas kualifikimit në finalen e “Eurovision”
Foto: Anxhela Peristeri flet pas kualifikimit në finalen e “Eurovision”

Anxhela Peristeri është kualifikuar për në finalen e madhe të “Eurovision 2021”. Artistja shqiptare ishte e para që siguroi biletën për në finale, që do të thotë se ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e gjithë publikut europian.

Këngëtarja shqiptare dhuroi një performancë të jashtëzakonshme dhe shumë të fuqishme. Ajo e shijoi në maksimum skenën dhe për asnjë moment nuk u lëkund përpara emocioneve të forta që të jep “Eurovision”.

Së bashku me Shqipërinë, në finale u kualifikuan edhe: Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Ndërkohë në gjysmëfinalen e parë arritën të kalojnë në finale këto shtete: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika, Ukraina.

Pas kualifikimit në finale, Anxhela ka kryer edhe intervistën e parë ku ka përshkruar emocionet e saj të mëdha.

Për çdo shtet ka tre pyetje, një nga gazetarët e vendit konkurrues, mediat ndërkombëtare dhe ato online.

Pyetja e gazetares shqiptare:

Si ndihesh, pasi ishe e vetme në skenë dhe ja dole që e gjithë Europa të votojë për ty dhe Shqipëria të jetë në finalen e madhe?

Anxhela Peristeri: Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!

Shtypi ndërkombëtarë përfaqësuar me Polonininë:

Si është “Karma” jote tani?

Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte:

Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”?

Anxhela Peristeri: Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë