Anti-KÇK/Pronat e konfiskuara do të prishen

Agjencia  e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në varësi të  Ministrisë së Brendshme dhe  asaj të Drejtësisë do të administrojë pasuritë e konfiskuara me vendim Gjykate.

Duke u bazuar tek ky ligj të gjitha ato prona, banesa apo biznese që vijnë nga burime të paligjshme të të ardhurave do të prishen.

“Të gjitha banesat dhe ambientet private për të cilat do të ketë një vendim përfundimtar konfiskimi sepse nuk justifikohen nga burime të ligjshme ose janë krijuar ose fituar nga burime të aktivitetit të krimit dhe ndërtimit dhe struktura e tyre arkitektonike e lejon prishjen pa sjellë dëme në pasuri të tjera”, thuhet në draft./ apel.media