Angli/ Ndërron jetë 21-vjeçarja, nuk kishte asnjë problem shëndetësor

Një vajzë 21-vjeçare nga Anglia ka ndërruar jetë dhe familja e saj pretendon se shkak për fatkeqësinë është bërë koronavirusi.

Chloe Middleton mendohet të jetë viktima më e re nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.

Në mediat ndërkombëtare shkruhet se vajza nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore.

E ëma e vajzës, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook u ka bërë thirrje njerëzve që ta marrin situatën seriozisht.

Middleton shkruante:

“Të gjithë njerëzit që mendojnë që është thjesht një virus i thjeshtë, ju lutem të reflektoni pasi po ju flas nga përvoja personale. Ky i ashtuquajtur virus i mori jetën vajzës sime 21-vjeçare.”

Tezja e vajzës, Emily Mistry konfirmoi për mediat që e reja nuk kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore./apel.media